Analisti dhe njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka publikuar një analizë të ndikimit të votave të diasporës në rezultatin zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Këtu i kemi të gjitha skenarët e ndikimit të votave të diasporës për LVV. Nga kjo shifet se sa mandate i fiton LVV nëse fiton 40%, 50%, 60%, 65%, 70% dhe 80%,” ka deklaruar Muharremi.
Sipas tij, modeli më i besueshëm mund të jetë ai prej 60%-65% të votave që në të dy skenarët rezulton me 48 mandate për LVV.
“Në këtë rast, përllogaritjet parashohin ndarjen e mandateve si më poshtë: • LVV: 48 mandate • PDK: 24 mandate • LDK: 20 mandate • AAK-N: 8 mandate • Pakicat: 20 mandate”, ka shkruar Muharremi.
Muharremi ka ndarë edhe përllogaritjet sipas përqindjes së votave që mund të marrë LVV:
“40% e votave – 45 mandate • 50% e votave – 47 mandate • 60% e votave – 48 mandate • 65% e votave – 48 mandate • 70% e votave – 49 mandate • 80% e votave – 50 mandate
Këto përllogaritje janë bërë nga ELECTA”, ka shkruar Muharremi në Facebook.
Postimi i plotë:
