Përpos rezultateve në konsullatën në Norvegji janë publikuar edhe rezultatet nga votimet në konsullatën në Kanada.
Edhe në këtë konsullatë, Lëvizja Vetëvendosje prinë bindshëm.
Në konsullatën në Kanada, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 216 vota nga 255 vota sa ishin gjithsej.
Lidhja Demokratike e Kosovës i ka marrë 13 vota në Kanada, siç raportoi RKT-ja nga brenda ambienteve ku po numërohen votat nga KQZ.
Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19 vota, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 4 vota.
