Të fundit

Miratohet rregulli i ri për portierët

IFAB, Bordi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, në mbledhjen e fundit ka miratuar disa rregulla të reja që do të hyjnë në fuqi nga sezoni i ardhshëm. Rregulli kryesor është ai që ka të bëjë me mbajtjen e topit nga portierët dhe vonesën e lojës.

Rregulli i mbajtjes së topit për 8 sekonda nga portieri ka ndryshuar dhe tanimë do të jetë i ndëshkueshëm me një goditje nga këndi për kundërshtarët nëse konstatohet që gardianët e teprojnë me mbajtjen e topit mbi limitet.

Kjo lëvizje bëhet për të shmangur vonesat e lojës ku shpeshherë portierët bëhen protagonistë.

Rregulli i ri për portierët do të zbatohet për herë të parë në Kupën e Botës për Klube që do të zhvillohet nga 15 qershori deri në 15 korrik dhe më pas do të aplikohet në të gjitha garat e sezonit të ri 2025-2026.

Në mbledhjen e fundit, IFAB, miratoi dhe disa rregulla të reja për gjyqtarët e ndeshjes në lidhje me disa udhëzime të reja për pozicionimin e tyre gjatë ekzekutimit të penalltive.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci