Të fundit

Starmer: Do të diskutojmë me SHBA-në për një plan të ndalimit të luftës në Ukrainë

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i rrethuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron i Francës, ai i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe liderë të vendeve të tjera të Evropës ka thënë në hapjen e samitit për sigurinë, se ky është një moment historik për sigurinë e Evropës.

Evropa po përballet me një moment “një herë në një brez” për sigurinë, tha Keir Starmer në bisedimet për të diskutuar mbështetjen dhe sigurinë e Ukrainës.

“Në bisedat e mia në ditët e fundit, ne ramë dakord që një grup prej nesh do të punojë me Ukrainën në një plan për të ndalur luftimet, dhe më pas do ta diskutojmë atë me SHBA-në dhe do ta çojmë përpara së bashku”, tha kryeministri.

Bisedimet e së dielës në Londër do të përqendrohen në atë se si mund të ofrohet paqe e drejtë dhe e qëndrushme, ka thënë Starmer, duke theksuar se edhe pse Rusia flet për paqen, ajo po vazhdon agresionin mbi ukrainasit.

“Edhe pse Rusia flet për paqen, ata po vazhdojnë agresionin e tyre të pamëshirshëm”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci