Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shprehur mirënjohjen e tij tij për mbështetjen e SHBA-së.
Pak pasi u largua nga Mbretëria e Bashkuar, Zelensky shkroi në X, duke thënë se e kuptojnë rëndësinë e Amerikës, raporton BBC.
“Ne e kuptojmë rëndësinë e Amerikës dhe jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen që kemi marrë nga Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar presidenti ukrainas.
Zelensky shtoi gjithashtu se “s’ka pasur ditë” që Ukraina nuk është ndjerë mirënjohëse.
Ai gjithashtu tha se ndihma nga partnerët ndërkombëtarë është edhe për sigurinë e tyre dhe është shprehur se “garancitë e sigurisë janë çelësi për paqe të qëndrueshme”.
