Të fundit

Kontrata 1 miliard euro nga Arabia, Vinicius jep përgjigjen e tij

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior ka theksuar se dëshiron të nënshkruajë kontratën e re me Real Madridin sa më shpejtë që të jetë e mundur, ani pse në tavolinë ka kontratën në vlerë prej 1 miliard euro nga klubet e Arabisë Saudite.

Brazilianit i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën aktuale me Realin.

Ai edhe më parë ka shprehur dëshirën e tij që të vazhdojë me klubin spanjoll, por e ardhmja  e tij ka qenë pezull për shkak të interesimit të madh nga Arabia Saudite.

Në muajin shkurt ishte raportuar se klubet arabe janë të gatshme të ofrojnë kontratën pesëvjeçare në vlerë prej 1 miliard dollarëve për yllin brazilian.

Mirëpo të hënën në një konferencë për media, Vinicius është shprehur se dëshiron të mbetet te Reai.

“Jam i qetë sepse kam kontratë deri në vitin 2027 dhe le të shpresojmë se do ta vazhdoj kontratën sa më shpejtë që të jetë e mundur”, ka thënë braziliani.

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci