Lista Serbe akuzon opozitën për ngjarjet në parlament, duke i krahasuar ato, sikurse kryetarja e Kuvendit serb Ana Bërnbiq, me atë që dikur bëri Albin Kurti në parlamentin e Kosovës si deputet i opozitës.
“Skenat e turpshme dhe inskenimet e kuazi-opozitës në Kuvendin e Serbisë janë kopjuar nga shoku i tyre Albin Kurti, i cili erdhi në pushtet në Kosovë me dhunë dhe me idenë për të dëbuar çdo gjë serbe. Pa dëshirën për të fshehur aleancën e tyre me Kurtin, opozitarët e sotëm janë përpjekur të përdorin tymin kuqezi për të lumturuar Kurtin dhe regjimin e tij të mundur në zgjedhje”, pretendohet në deklaratën e Listës Serbe, transmeton Paparaci.
Ata thonë se komuniteti serb nga Kosova “po i shikon me mosbesim ngjarjet në Kuvendin e Serbisë” dhe pohojnë se po i japin mbështetje të plotë presidentit Aleksandar Vuçiq “për të shpëtuar Serbinë”.
Në fund të deklaratës ata u bëjnë thirrje qytetarëve të Serbisë që “të mos jenë instrument në duart” e atyre që, siç thonë ata, “edhe një herë do ta plaçkisnin dhe do ta shkatërronin Serbinë”./Paparaci.com
