Të fundit

Arabët rivalizojnë planin e Trumpit për Gazën, kjo është ideja e tyre

Një plan i rindërtimit të Gazës që do të kushtojë 53 miliardë dollarë është prezantuar si përpjekje rivalizuese e idesë së Donald Trumpit që SHBA-ja ta marrë Gazën dhe të dëbojë më shumë se 2 milionë palestinezë.

Plani është miratuar nga liderët arabë në një samit emergjent që kanë mbajtur në Kajro të Egjiptit.

“Plani i Egjiptit tani është plan arab”, ka njoftuar sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Aboul Gheit.

Pa përmendur saktësisht idetë e Trumpit, ai ka thënë se qëndrimi arab refuzon çfarëdo zhvendosje, qoftë vullnetare apo me forcë.

Egjipti ka prezantuar dokumente të plota me 91 faqe përfshirë pamjet se si do të duken lagjet dhe ndërtesat publike, për të kundërshtuar skemën amerikane të quajtur “Riviera e Lindjes së Mesme” që tronditi botën arabe e më tej.

Në fjalimin e tij, presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi gjithashtu ka bërë thirrje që bashkë me planin e rindërtimit fizik të Gazës, të ecet përpara me zgjidhjen e njohur me dy shtete – atë palestinez bashkë me Izraelin.

Ky plan, përveç shteteve arabe, edhe nga shumë shtete të tjera, shihet si zgjidhja e vetme e një prej konflikteve më të vjetra në Lindjen e Mesme. Mirëpo ky plan vazhdimisht është refuzuar nga Izraeli i prirë nga Benjamin Netanyahu.

Plani arab gjithashtu është i mjegullt për rolin që mund të ketë Hamasi. Ka disa referenca si “pengesa” nga grupet militante, por thuhet se kjo çështje mund të zgjidhet nëse i jepet fund konfliktit me Izraelin.

Hamasi besohet se e ka pranuar se nuk do të ketë rol në qeverisjen e Gazës, por e ka bërë të qartë se nuk do t’i dorëzojë armët.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci