Procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit. Pa numëruar kanë mbetur vetëm votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po numëron kutitë e fundit të votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Nacionale ka mësuar rezultatet edhe nga votat me kusht nga Burgu i Dubravës.
Sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson me 36 vota, e ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 25 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 18 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 11 vota.
Procesi i numërimit të votave pritet të përfundojë sot.
