Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë votuesit e partisë së tij, teka ka shtuar se e ka marrë mesazhin e qartë nga ata.
Abdixhiku ka thënë se rritja e LDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit flet shumë për punën që ka bërë në katër vjetët e fundit.
“Plot 171,249 falenderime për qytetarët e Kosovës që e votuan LDK-në këtë herë. Kaq u bëmë tani. Ishim vetëm 110,206 katër vite më parë, dhe kjo rritje na flet shumë”, ka thënë Abdixhiku.
“Më duhet, t’i falenderojë, në veçanti të 146,352 votuesit e LDK-së që më dhanë mbështetje si bartës i listës. Kjo mbështetje rekord, mbi 85%, është mbështetje për ndryshim të mëtutjeshëm në rrugëtimin tonë përpara brendapartiak”, ka thënë ai.
“E kam të qartë mesazhin tuaj për LDK-në! Do ta kthejmë në veprim”.
