Në emër të Listës Serbe, sot para mediave nga selia e partisë në Mitrovicën e Veriut u është drejtuar anëtari i Kryesisë së LS-së, Igor Simiq.
“Në emër të kryesisë së Listës Serbe, dëshiroj të dënoj dhunën ndaj të cilës u janë nënshtruar fëmijët serbë nga policia e Kosovës në veri të Mitrovicës. Ajo që pamë meriton çdo dënim dhe ndëshkim nga organet kompetente. Ndalimi brutal i fëmijëve, disa prej të cilëve janë vetëm 14 vjeç, dhe mos informimi i prindërve për vendndodhjen e fëmijëve të tyre është i dënueshëm. Ata i kanë vënë në pranga dhe kanë mundur t’i shkaktojnë plagë. Është një përpjekje për të rrezikuar në çdo mënyrë shëndetin e tyre psikofizik. Kjo nuk mund të jetë normale. Kërkojmë që Inspektorati Policor të përgjigjet sa më shpejt dhe të dalë me një deklaratë për ngjarjen e mbrëmshme, por edhe për të gjitha ngjarjet në të cilat përfaqësuesit e policisë kanë reaguar dhunshëm. Tani këta ishin fëmijë nga komuniteti serb, por kishte edhe disa nga komuniteti boshnjak”, ka thënë Simiq, duke mos përmendu huliganizmin e tyre kur i kanë sulmuar fizikisht bashkëmoshatarët e tyre shqiptarë./Paparaci.com
