Manchester United po kërkon me ngulm ta mbajë mesfushorin, Paul Pogba. United i ka ofruar një pagë marramendëse francezit prej 500.000 paund në javë, duke e bërë kështu 28-vjeçarin lojtarin më të paguar në histori të Premier Ligës.
Mesfushori francez ka kontratë me “djajtë e kuq” deri në fund të sezonit, ndërsa merkatoja e janarit është mundësia e fundit për United të fitoj para nga Poga sepse në verë ai do të jetë transfer i lirë, raporton “The Sun”.
Klube anglez po përballet me probleme të mëdha ku shumë lojtarë kanë kërkuar largimin nga klubi dhe drejtuesit nuk duan ta humbasin edhe Pogban.
Për shërbimet e 28-vjeçarit janë interesuar shumë skuadra evropiane si: Juventus, Real Madrid e PSG.
Pogba ishte transferuar në “Old Trafford” nga Juventus në vitin 2016 për një shumë prej 90 milionë eurove.
