Flakadanët janë ndezur në Prekazin legjendar për të shënuar “Natën e Zjarreve”.
Flakadanët janë ndezur në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe shënojnë mbylljen e manifestimit treditor në nderim të familjes Jashari.
Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” në Skenderaj nga ora 19:30, më të cilin aktivitet përmbyllet manifestimi treditor, në sheshin që mban emrin e komandantit Adem Jashari.
Flakadanët janë ndezur sonte edhe në Prishtinë.
