Të fundit

Trump: Ukraina mund të mos i mbijetojë luftës me Rusinë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkaktuar bujë duke sugjeruar se Ukraina mund të mos i mbijetojë luftës me Rusinë.

Në një intervistë per “Fox News” që u transmetua mbrëmë, presidenti i SHBA-së u pyet nëse ishte i kënaqur me faktin se kishte ndërprerë ndihmën për vendin dhe se Ukraina mund të mos i mbijetonte kësaj. Trump u përgjigj: “Ukraina mund të mos i mbijetojë luftës me Rusinë gjithsesi”.

Në lidhje me luftën prej më shumë se tre-vjeçare të Rusisë kundër fqinjit të saj, Trump vazhdoi duke thënë se nevojiteshin dy palë për t’u përfshirë në një konflikt.

“Kështu që tani ne jemi të “mbërthyer” me këtë rrëmujë”, shtoi ai.

Nën drejtimin e Trump, qeveria amerikane ka bërë një kthesë radikale në politikën e saj ndaj Ukrainës, së fundmi duke i dhënë fund mbështetjes për Kievin krejtësisht – të paktën për momentin.

Kohët e fundit, Trump dhe Zelensky kanë filluar të ulin tensionet, por ndihma e SHBA-së për Ukrainën mbetet e pezulluar. Dhe në përgjithësi, presidenti amerikan kohët e fundit ka marrë një pozicion jashtëzakonisht pro-rus në konflikt.

Megjithatë, Trump ka hedhur poshtë akuzat se ai po mban anën e Moskës. Ai pohoi se ka qenë shumë i ashpër me Rusinë, më i ashpër se kushdo tjetër.

Ai përmendi kundërshtimin e tij ndaj gazsjellësit “Nord Stream 2” midis Rusisë dhe Gjermanisë gjatë mandatit të tij të parë në detyrë (2017-2021).

Gazsjellësi nënujor përfundoi në vitin 2021, por nuk hyri kurrë në funksionim komercial.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci