Garë interesante ishte kjo e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit në Kosovë.
Që nga ora 7 e mëngjesit e deri në ora 7 të mbrëmjes, qytetarët patën mundësi të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për të qeverisur në 4 vitet e ardhshme.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vetëm 42.50% e qytetarëve morën pjesë në zgjedhje.
Kandidati për kryetar komune më i votuar ishte Arben Vitia nga LVV që synon të qeverisë Prishtinën.
Ai mori 35.433 vota, por jo të mjaftueshme për fitore pa balotazh pasi mblodhi vetëm 42,33 % të votave.
Pas tij radhitet kandidati për kryetar të Ferizajt nga PDK, Agim Aliu.
Aliu grumbulloi 30.441 vota, të cilat i siguruan fitoren e madhe në atë komunë. Pra, 62,53% e votave ishin për të.
Në vendin e tretë sa i përket votave qëndron Përparim Rama – kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës.
Me 24.572 gjegjësisht 29,35 % të votave, Rama arriti të siguronte balotazh në Prishtinë, bashkë me Vitinë.
Pas tij është kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka
Haskukën e votuan 23.504 qytetarë të Prizrenit.
Në fund të kësaj pesëshe radhitet Gazmend Muhaxheri – kandidat i LDK-së për kryetar të Pejsë.
Gazit i besuan të qeverisë edhe për një mandat 22.778 pejanë./Indeksonline.