Të fundit

Kushti i LDK-së për kryeministrin? Hamza: Ende s’kemi diçka të tillë në tavolinë, por PDK është e dyta

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur për atë që po përfolët të jetë kushti i LDK-së për një qeveri të opozitës e që është marrja e pozitës së kryeministrit.

Hamza ka thënë se ende s’janë në fazën e diskutimeve për diçka të tillë dhe në tavolinë ende s’ka një propozim të tillë, megjithatë ka thënë se PDK ka dalë e dyta në zgjedhje dhe se radha është e qartë.

“PDK e ka bërë të qartë gjatë gjithë procesit para zgjedhor dhe fushatës. E vlerësoj shumë votën e qytetarëve. Megjithatë renditja është e qartë, PDK është e dyta, me 24 deputetë. Radha dihet, dhe mbi bazën e kësaj do diskutojmë”, ka thënë Hamza.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci