Të fundit

Kurti e korrigjon deklaratën e disa ditëve më parë: Ju kërkoj falje për këtë lëshim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar publikisht një lëshim në një postim të mëhershëm lidhur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Kurti, të shtunën e publikoi një hartë me komunat në të cilat Vetëvendosje e fitoi shumicën e votave.

Por, në këtë hartë e paraqiti Komunën e Klinës si komunë në të cilën fitoi opozita.

Por, sot ai tha se e ka bërë një lëshim dhe se këtë komunë, sipas votave me kusht dhe atyre nga diaspora, në fakt e ka fituar Lëvizja Vetëvendosje.

“Ju kërkoj falje për këtë lëshim. Ju faleminderit për përkrahjen,” ka shkruar Kurti në postimin e tij.

Sipas përditësimeve, LVV ka fituar në 22 komuna, PDK në dy, LDK në një, AAK me Nismën Socialdemokrate në dy, KDTP në një, ndërsa LS në dhjetë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci