Të fundit

Rizvanolli hap tjetër front me Osmanin, e quan gënjeshtare

Qeveria e prirë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka hapur edhe një tjetër front me presidenten Vjosa Osmani.

Pas përplasjes për taksat ndaj SHBA-së, tani janë përplasur për opinionin e presidentes në lidhje me shtrenjtimin e rrymës.

Presidentja e  Kosovës në opinionin e saj kundërshtues për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike nga ZRRE, kishte publikuar edhe një tabelë në të cilën tregonte se çmimi i rrymës brenda katër viteve në kumulativ ishte rritur 126 %.

Lidhur me një konstatim të tillë rreth shtrejntimit të rrymës ka reaguar ministrja e Ekonomisë dhe Energjetikës, Artane Rizvanolli.

Sipas Rizvanollit, ky është një manipulim i paskrupullt dhe zmadhim i rritjes së çmimit të energjisë.

“Pra, rrena “126%” është zmadhim 5-8 herë i shifrave reale, varësisht cilit grup të konsumatorëve i referohemi”, ka shkruar Rizvanolli, duke publikuar dhe disa tabela rreth konsumit të energjisë dhe tarifave.

Reagimin e Rizvanollit e ka shpërndarë edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu.

Ky reagim i ministres, Artane Rizvanolli, vjen vetëm një ditë pas përplasjes në mes të ministrit Hekuran Murati me stafin e presidentes Osmani lidhur me temën e taksës 10 % ndaj SHBA-së, të cilën Osmani i kërkoi Kurtit publikisht që ta hiqte.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci