Të fundit

Lushaku-Sadriu për Kurtin: Përçarës e etiketues

Jehona Lushaku-Sadriu qe u zgjodh deputete nga rradhët e LDK-së, i ka thënë JO Kurtit, pasi ky i fundit dërgoi letër për Kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhiku për takim.

Lushaku-Sadriu ka thënë se Kurti po provon t’i përçaj e etiketoj deputetët që nuk e votojnë atë për Kryeministër.

“Albin Kurti ka dëshmuar se ishte përçarësi më i madh politik në hapësirën mbarëshqiptare. Qasja e tij arrogante dhe përjashtuese ka dëmtuar komunikimet normale politike ndërpartiake në vend. Tani, kur si parti fituese nuk arrinë të konsolidojë shumicën dhe kur edhe komunitetet jo-shumicë kanë ndalur bashkëpunimin, Albin Kurti përsëri zgjodhi të akuzojë partitë opozitare pse, sipas tij, nuk e ndaluan ndikimin serb në politikën e vendit.

E paskrupullt ishte kjo përpjekje për të shpallur fajtorë, për t’i përçarë e etiketuar të gjithë të tjerët, veç VV-së. Nga akuzat e djeshme, te oferta për tu takuar sot për bashkëpunim, kjo qasje është e padenjë për demokracinë, e dëmshme për kulturën politike dhe përfaqësimin e qytetarëve”, shkruan ajo.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci