Të fundit

Ismaili: Hamza mund ta ndërtojë një koalicion qeverisës

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili refuzoi të flasë për vija të kuqe me LVV-në, por përsëriti se preferojnë bashkëqeverisje me partitë tjera opozitare.

Ai tha se pozicioni i PDK-së është i qartë, se besojnë se kandidati i saj për kryeministër, Bedri Hamza mund ta krijojë qeverinë nëse këtë dështon ta bëjë LVV-ja.

“Programi jonë dhe fushata jonë ka qenë përafruese dhe e hapur për të gjithë. Andaj, ideja e vijave të kuqe nuk do me thënë gjithnjë në kuptimin e koalicioneve, do të thotë në kuptimin e një diskutimi që mundet me ndodhë për diçka të caktuar, mirëpo kjo jo doemos sjell vija të kuqe për koalicion apo diçka të tillë. Nuk ka qenë ajo logjikë”, tha ai, duke komentuar një deklaratë të mëhershme të Hamzës.

“Prandaj, si opozitë, kemi thënë, sa i përket formimit të qeverisë, i takon partisë e cila ka dalë e para, të krijojë, ta ketë aftësinë, bashkëpunimin, komunikimin, ta krijojë qeverinë. Në qoftë se nuk arrin, është obligim institucional i partisë së dytë që të ketë mundësi bashkëpunimi me partitë tjera”, tha ai.

Ismaili tha se është i bindur se Hamza do të mund ta ndërtonte një koalicion qeverisës.

“Unë e kam bindjen që në qoftë se ka një paaftësi të partisë së parë për me realizu qeverinë, unë kam një bindje që z. Hamza është një person mjaft i aftë për me e ndërtu një koalicion që e ka në fokus atë që e ka premtu: zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe mendoj që është një person që pranohet nga një shumicë e mjaftueshme në Kuvend atëherë kur i vjen rasti. Mirëpo, si me thënë, mos të bëjmë hop ende pa mbërri në atë pozicion”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci