Shkruan: Ali Sefaj
Për katër vjet janë penguar investimet në energjinë solare ( nëpermjet procedurave burokratike në komuna dhe qeveri ) edhe pse Kosova në Strategjinë për Energji është zotuar qe do ti rris kapacitet me megavat të energjisë se ripertritshme.
Energjia elektrike është infrastrukturë kritike dhe siguri kombëtare. Çdo pengesë artificiale ndaj investimeve në kapacitete të reja është sabotim i drejtpërdrejtë ndaj shtetit, ekonomisë dhe sovranitetit të Kosovës.
Sot, në Kosovë janë gati për ndërtim mbi 600 megavat kapacitete të energjisë së ripërtëritshme – projekte të gatshme, investitorë të gatshëm, para të gatshme.
Vetëm ndërhyrja e shtetit për lhehtësim dhe thjeshtësim procesursh mungon.
Nëse do të kishim një politikë të qartë dhe burokraci funksionale, brenda 4 viteve të ardhshme mund ta çonim këtë numër në 3000 megavat të rinj kapacitet energjetik.
Jo vetëm që do të mbulonim plotësisht konsumin tonë, por Kosova do të bëhej eksportuese e energjisë së pastër në rajon.
Por në vend se të investojmë në të ardhmen, po i shohim investimet duke ikur, investitor të dekurajuar, ndermarrese të rrezikuar nga tregu i pa rregulluat energjetik dhe qytetarët duke paguar fatura gjithnjë më të shtrenjta.
Sot kemi 600 MW në pritje të lejeve dhe licencave. Këta 600 MW do të prodhonin rreth 780,000 MWh energji në vit, e mjaftueshëm për të furnizuar mbi 260,000 familje çdo vit.
Do të sillnin investime prej mbi 500 milionë eurosh në ekonomi. Buxheti i shtetit do të përfitonte miliona euro në tatime dhe kursime çdo vit.
Nëse e rrisim kapacitetin në 3000 MW, Kosova do të kishte:
– Mbi 3,900,000 MWh prodhim vjetor,
– 5-fishin e konsumit të tanishëm të familjeve,
– Mijëra vende të reja pune dhe miliarda euro investime.
Kush po i ndal, pse po i ndal dhe si po ndalin dhe vonojnë investimet:
– Komunat me vendimet për nderrim të përkohshem të destinimit të tokes zvarritje pa fund dhe kosto tepër të larta.
– ZRRE që zvarrit autorizimet dhe proceset pa fund.
– Ligje të vjetra që trajtojnë investitorët e energjisë së ripërtëritshme si aplikues të zakonshëm për leje, në vend që të kenë prioritet.
– Operatorët e rrjetit (KEDS, KOSTT) që nuk japin përgjigje me muaj ose me vite për lidhje në rrjet.
– Burokracia administrative që mbyt çdo iniciativë serioze.
Në fund, çmimin e kësaj neglizhence dhe paftesie politike e paguan qytetari dhe vetë shteti.
Po perpiqem me tregu praktikisht cili është demi financiar qe i bëhet buxhetit të shtetit nga pengesa e këtyre investimeve, si në të hyra ashtu edhe nga shpeenzimet e subvencionimit të Bujqësisë dhe blerjes se energjisë.
Cili është dëmi praktik?
– Me 600 MW të parealizuar, humbim rreth 100 milionë euro tatime dhe kursime në vit.
– Me 3000 MW të parealizuar, humbjet shkojnë në qindra miliona euro çdo vit.
Shteti vazhdon të paguajë subvencione për kultura bujqësore që sjellin fitim minimal, sepse tokat ku vendosen panelet solare janë të kategorise 5-8 qe rendimentin e kanë shumë me të dobet dhe Kosova vazhdon të mbetet e varur nga importi i shtrenjtë i energjisë.
Shembulli i thjeshtë i një hektari:
– 1 hektar me grurë sjell fermerit 200–400 € fitim dhe i kushton shtetit 450 € subvencion në vit.
– 1 hektar me panele solare sjell fermerit 1,300 € qira në vit, shtetit 4,567 € në tatime dhe kursime, dhe prodhon 780 MWh energji për rreth 260 familje.
Çka duhet të ndodhë urgjentisht qe të hiqen pengesat për investime në energji të ripërtëritshme:
– ZRRE të përshpejtojë autorizimet për energjinë e pastër brenda 60 ditëve.
– Kuvendi të ndryshojë Ligjin për Investime Strategjike dhe ta shpallë energjinë e ripërtëritshme prioritet kombëtar.
– KEDS dhe KOSTT të kenë afat të detyrueshëm prej 90 ditësh për të dhënë përgjigje për lidhje në rrjet.
Për të shmangur burokracinë dhe pengesat e panevojshme administrative dhe politike, si dhe për të përshpejtuar investimet, është jetike krijimi i Zyrës Kombëtare për Investime në Energji të Ripërtëritshme një One Stop Shop për energjinë.
Çfarë është One Stop Shop?
One Stop Shop është një zyrë unike ku investitorët kontaktojnë vetëm një institucion, dhe përmes tij marrin të gjitha shërbimet, dokumentacionin dhe lejet e nevojshme.
Në vend që investitori të bredhë prej një institucioni në tjetrin për leje ndërtimi, leje mjedisore, leje për lidhje në rrjet dhe autorizime, One Stop Shop i koordinon të gjitha këto procedura në mënyrë të centralizuar dhe të përshpejtuar.
Funksionet e One Stop Shop-it:
– Kontakton dhe bashkërendon me ZRRE, KOSTT, KEDS, MMPHI, komunat dhe të gjitha institucionet përkatëse.
– Udhëheq dhe mbikëqyr komplet procesin e autorizimeve dhe licencave.
– Ofron asistencë teknike për përgatitjen e aplikacioneve.
– Siguron që investitori të marrë në kohë të gjitha lejet e nevojshme për ndërtim dhe operim.
-Raporton drejtpërdrejt në Qeveri për pengesat ose vonesat.
Krijimi i kësaj Zyre do të thoshte fund i burokracisë dhe fillim i zhvillimit serioz të energjisë në Kosovë sepse:
– Kosova ka çdo potencial për të bërë një revolucion energjetik.
– Diell më shumë se shumica e vendeve të Evropës.
– Tokë të lirë që mund të shfrytëzohet pa rrezikuar sektorin ushqimor.
– Investitorë të gatshëm që kërkojnë vetëm hapjen e rrugës, jo para publike.
– Treg që ka nevojë për energji të lirë dhe të sigurt.
Energjia nuk është thjesht teknologji. Energjia është strategji. Energjia është politikë kombëtare.
Mos na shtrejtoni çmimet e energjisë, lejoni investimet sepse vetëm kështu i sherbeni Republikës, qytetarëve dhe kombit, e jo mafisë energjetike!
