Të fundit

Hamza: Secili nga ne duhet të punojë që çdo dispozitë e Kushtetutës të jetë realitet për të gjithë qytetarët tanë

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se secili nga ne duhet të përkushtohet dhe të punojë që çdo dispozitë e Kushtetutës së Kosovës, çdo fjalë brenda saj, të jetë realitet për të gjithë qytetarët.

“Çdo popull e ka fuqinë ta formësojë të ardhmen e vet dhe me miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 17 vjet më parë, ne i dhamë formë shtetit të së drejtës dhe të ardhmes sonë evropiane. Kushtetuta sot është udhërrëfyese e shoqërisë sonë dhe duke respektuar të drejtat e liritë e çdo qytetari, ne do ta forcojmë shtetin tonë! Secili nga ne duhet të përkushtohet dhe punojë që çdo dispozitë e Kushtetutës së Kosovës, çdo fjalë brenda saj, të jetë realitet për të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Hamza.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci