Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është takuar sot me 19 deputetët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës në legjislaturën e re.
Në një njoftim në rrjetet sociale, kreu i LDK-së tha se në mesin e deputetëve të legjislaturës së ardhshme ka të rinj e me përvojë.
“Nga takimi i parë i Grupit të ri Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes deputetëve të rinj e atyre me plot përvojë, mes zërit të 171 mijë votuesve tanë, në rrugëtimin e palëkundur për Lidhjen tonë, për Republikën tonë, për qytetarët tanë!
Një zë, një shtëpi, një qëllim!”, tha Abdixhiku.
