Të fundit

Agim Shahini dhe Shkëlzen Jusaj në Peregrin: Konsulenca Profesionale në Fokus

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), z.Agim Shahini, së bashku me biznesmenin e njohur, pronarin e Petrol Company z.Shkëlzen Jusaj, kanë vizituar sot zyrat e kompanisë Peregrin Acounting &Consulting, ku janë pritur nga drejtori i kompanisë z.Sami Mazreku.


Gjatë këtij takimi miqësor dhe profesional, është diskutuar për mundësitë konkrete të bashkëpunimit ndërmjet AKB-së dhe Peregrin Acounting &Consulting, me fokus në përkrahjen e bizneseve vendore, shkëmbimin e përvojave dhe nxitjen e investimeve të qëndrueshme në Kosovë.

Palët janë pajtuar që në të ardhmen të koordinojnë veprimtaritë dhe iniciativat për zhvillim ekonomik, duke e parë konsulencën profesionale si një nga shtyllat kyçe për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend.


Pas takimit drejtori i Peregrin Acounting &Consulting z.Sami Mazreku ka thënë se ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërlidhjes më të ngushtë mes Institucioneve përfaqësuese të bizneseve dhe sektorit të konsulencës profesionale, duke krijuar një platformë të re bashkëpunimi në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe inovacionit në treg.

Peregrin Accounting & Consulting është një kompani e cila ofron shërbime të kontabilitetit dhe konsulencës financiare për biznese dhe organizata në Kosovë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci