Të fundit

Rexhepi e mbështet Kurtin: Patjetër që do e votoj Qeverinë

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Emilia Rexhepi, ka thënë se do ta votojë formimin e Qeverisë Kurti edhe pse ka pranuar se nuk do të marrë vet post qeveritar.

“Patjetër që do e votoj Qeverinë. Ne jemi pjesë e Qeverisë, veç unë nuk e kam marrë atë ofertën që të jem ministresha. Kthehem në parlamentar, ama jemi pjesë e Qeverisë”, ka thënë ajo para hyrjes në Kuvend për seancën konstituive.

Rexhepi ka thënë se dikush prej komunitetit boshnjak duhet të jetë në post të ministrit. “Unë s’jam kundër. Këtë e vendos kryeministri”, ka thënë tutje ajo.

Diskutimet për kundërshtime nga ky komunitet ka pasur, pasi deputetja Duda Balje kushtëzoi përkrahjen për qeverinë me krijimin e Komunës së Reçanit.

Nga 10 deputetët joshumicë joserbë, 3 janë të komunitetit boshnjak.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci