Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nënkryetari Glauk Konjufca dhe deputetët e zgjedhur të kësaj partie kanë hyrë në sallën e Kuvendit për seancën konstituive.
Ata janë të fundit që hynë në këtë seancë, e cila ishte e planifikuar të fillojë nga ora 10:00.
Gjithçka është gati për fillimin e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
