Të fundit

Mustafa i LDK-së: Dje e kuptoi gjithë Kosova se VV i ka vetëm 52 vota

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Besian Mustafa, ka thënë se nga seanca e djeshme u kuptua se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat as për Kryeparlamentarin e as për zgjedhjen e Qeverisë.

Sipas Mustafës, VV i ka vetëm 52 vota, që dje nuk i mjaftuan as ta kalojë raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve nuk mori votat e mjaftueshme të deputetëve.

“Mbi të gjitha dje kuptoi gjithë Kosova se VV i ka vetëm 52 vota që s’mjaftojnë as për aprovimin e një raporti 1 faqe, lere më të aprovojë kryetarin dhe kryesinë e Kuvendit, e aq më pak kryeministrin dhe ministrat e Qeverisë. 52 nuk janë 61”, ka shkruar Mustafa.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci