Të fundit

Vetëm për një muaj u divorcuan 141 çifte

Vetëm gjatë muajit shkurt 141 çifte i dhanë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Por përveç të dhënave për shkurorëzime, ASK ka bërë të ditur dhe numrin e kurorëzimeve në vend. Sipas ASK-së, në muajin shkurt të vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 1.065 raste të kurorëzimeve, brenda dhe jashtë Kosovës.

“Në muajin shkurt 2025 janë regjistruar gjithsej 1.065 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 141 raste”, thuhet në raportin e ASK-së.

Megjithatë numri i shkurorëzimeve në muajin shkurt të këtij viti ka rënë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Pasi që gjatë shkurtit të vitit 2024 në Kosovë 151 çifte i dhanë fund martesës së tyre.

“Në muajin Shkurt 2024 janë regjistruar gjithsej 1 358 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 151 raste”, thuhej në raportin e ASK-së.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci