Shkruan: Adriatik Kelmendi
Fatmir superlojtari!
Fatmir Limaj ka qenë më i kritikuari dhe më i shigjetuari nga të gjitha partitë politike në Kosovë.
Edhe ish-partia e tij PDK-ja e kishte përjashtuar dhe ekskomunikuar.
LVV-ja dhe LDK-ja s’kishin lënë gjë pa i thënë.
Gjykatat vendore dhe ndërkombëtare mbi qafë gjatë gjithë kohës.
Pas 7 vjetësh rikthehet në Kuvend, me rezultatin më minimal të mundshëm – 3 deputetë.
Por 3 deputetë të cilët ia lakmojnë të gjithë – paramendojeni! – edhe Albin Kurti 48-deputetësh.
Albini, i bllokuar (i dorëzuar?), shihet i gatshëm minimalit Fatmir 3-deputetësh t’ia japë një prej tri posteve më të rëndësishme në vend. Kryeparlamentarin.
Nëse kjo i shkon përdore Fatmirit, ky do të ishte rikthimi më spektakular dhe kapitalizues në historinë e politikës kosovare.
Jeta (politike) shkruan romane të bukura!
