Të fundit

Gjykata shpall fajtor qytetarin që e kërcënoi Mehmetajn

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka shpallur fajtor një person që e kishte kërcënuar publikisht në Facebook, duke i thënë se do t’i vinte flakën në shesh.

Në një postim në Facebook, Mehmetaj tregon se i dënuari ka kërkuar falje në gjykatë, është penduar dhe ka thënë se nuk ka qenë mirë me shëndet në momentin kur ka bërë kërcënimin.

“Mos kërcënoni në Facebook se ndryshe prej Albin Kurtit, ju dënoheni…”, shkroi ai, duke shtuar se fajtorët kryesorë për frymën e urrejtjes ndaj gazetarëve janë vetë zyrtarët e lartë të pushtetit.

“S’ka diskutim, fajtori i vërtetë nuk është ky e as të tillët si ky, po kryehajvani Albin Kurti bashkë me ata hajvanët e tjerë që secili gazetar që ua zbulon një hajnì, ata i kthehen me ‘ti je argat i Serbisë’,” ka shkruar Mehmetaj.

Ai thotë se çdo kërcënim në internet është pasojë direkte e fjalorit dhe sulmeve që pushteti i bën gazetarëve kritikë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci