Të fundit

Parashikimi i motit për fundjavë

Gjatë vikendit në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, të shtunën moti do të jetë me diell dhe me vranësira ë shpërndara.

“Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim.

Kurse, të dielën parashihet që temperaturat maksimale të ditës të lëvizin në mes 19 dhe 24 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-24 gradë Celsius”, bëri të ditur IHMK-ja, transmeton Klankosova.tv.

Në ditën e fundit të kësaj jave, IHMK-ja tha se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja, e lehtë deri mesatare.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci