Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe në vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj saj dhe familjarëve të tjerë.
Kështu bën të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh të saj.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Gjilan 05.01.2022-15:01. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij dhe i njëjti në vazhdimësi ushtron dhunë psikike ndaj saj dhe familjarëve tjerë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.
