Llapi ka mposhtur të shtunën Malishevën me rezultat 3 me 1 për t’i ikur zonës së rrezikut për rënie nga Superliga.
Golat për llapjanët i realizuan Tahiri, Veliu dhe Gashijani, ndërkaq për Malishevën realizoi Xhylani.
Me këtë fitore, Llapi tani ngjitet në pozitën e pestë me 39 pikë, dy më shumë se Ferizaj që ka një lojë më pak të zhvilluar.
Pas Llapit është Prishtina me 38 pikë dhe një lojë më pak të zhvilluar.
