Të fundit

Njëri nga të arrestuarit për vrasjen e rreshterit Lika sot mbush 18-vjeç

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se njëri nga të arrestuarit për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika është 17-vjeçar.

Hoxha, në një konferencë për media në Ferizaj të hënën, tha se i arrestuari mbush sot 18-vjeç.

“Mund ta vërtetojmë se njëri nga ta [të arrestuarit] sot mbush 18-vjeç”, tha Hoxha, raporton Paparaci.

I arrestuari, siç ka mësuar Paparaci, është Rejhan Bela nga Kaçaniku.

Drejtori i policisë po ashtu tha se njëri nga të arrestuarit është ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK).

Por, ai tha se asnjë nga të arrestuarit nuk ka lidhje me Policinë e Kosovës, duke i hedhur poshtë raportimet e mediave se njëri nga shtatë të arrestuarit në aksionin e sotëm të Policisë është ish-zyrtar policor.

“Deri më tash nuk ka persona të Policisë së Kosovës të arrestuar. Është një person i arrestuar i cili është ish-pjesëtar i FSK-së”, tha ai.

“Është një armë me leje që është konfiskuar, por pastaj mebtet për t’u ekzaminuar se në çfarë cilësie ka mbetur në pronën ku është sekuestruar”, përfundoi Hoxha.

Shtatë persona u arrestuan sot në një operacion të madh të Policisë së Kosovës, të dyshuar për planifikimin, organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika më 1 prill.

 

 

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci