Të fundit

Kajtazi rikujton tentativën e Kurtit për votën e Marigona Gecit në 2021 – pas katër vitesh përpjekjet e tij vazhdojnë

Gazetari Vehbi Kajtazi ka rikujtuar një ngjarje të vitit 2021, kur Albin Kurti bënte pazare për votën e deputetes Marigona Geci për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani. Ai theksoi se edhe sot, katër vjet më vonë, vazhdojnë tentativat e Kurtit për të siguruar votën e Marigona Gecit.

Kajtazi në “VV Show” deklaroi se në rastin e parë, për shkak të mungesës së kuorumit, dhe pas dështimit për të marrë votën e Marigona Gecit, Kurti kishte marrë mbështetje nga Lista Serbe.

“Edhe në vitin 2021 ka pas një tentativë të Kurtit pikërisht për të marrë votën e Marigona Gecit. Asokohe bëhej fjalë për zgjedhjen e presidentes Vjosa Osmani. Nuk e kishte kuorimin për çka u detyru me kërku vota te Lista Serbe. Në atë bisedë telefonike u fol për pazaret e Kurtit dhe tentativa për ta marrë votën e Marigona Gecit. Shaban Kilaj nga Malisheva i cili ka qenë i dënuar për mashtrim me viza me Amerikë. Është në foto me Kurtin dhe të njëjtën kohë me Gani Gecin në fotografi. Në 2021 pata publiku një storje ku disktohet për votën e Marigona Gecit”, tha Kajtazi, duke rikujtuar se bisedat për këtë çështje ishin publikuar nga Paparaci.

Kajtazi nënvizoi se edhe sot, katër vjet më vonë, vazhdojnë tentativat e Kurtit për të siguruar votën e Marigona Gecit, dhe këtë herë, për këtë mision, ai ka angazhuar Glauk Konjufcën.

Ai shprehu keqardhje për mënyrën se si është përfshirë Konjufca.

“4 vjet më vonë del se Kurti bën tentativa tjera për ta marrë votën e Marigona Gecit dhe këtë mision e merr Glauk Konjufca për çka ndjej keqardhje për çka se u dasht me kujtu që me Gani Gecin është problem me fol në këtë mënyrë, ai incizon secilën bisedë”.

Kajtazi e cilësoi të jashtëzakonshme që, ndërkohë që shohim blerje e shitje të votave, Geci mbetet konsistent në këtë qëndrim.

“Gani Geci ndër vite e veçanërisht këtë kohën sa është Albin Kurti në pushtet e ka bë një gjë të qartë në vazhdimësi: “Nuk e shes votën, nuk shitet vota e Marigona Gecit, sepse ajo ka marrë votat e LDK-së dhe nuk shkon diku tjetër”. Për mu është e jashtëzakonshme kjo derisa ka shitblerje të tilla ky është konsistent në këtë qëndrim. Kritikohet pse flet në emër të vajzës së saj por koha dhe rrethanat e kanë bërë mbase Gani Gecin të jetë shumë i kujdesshëm në gjithçka. Mos të harrojmë ai ka pas një atentat ku ka mujt me mbet i vdekur”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci