Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të nisin sot një takim joformal dyditor në Varshavë, të fokusuar në ndryshimin e marrëdhënieve BE-SHBA dhe luftën e vazhdueshme në Ukrainë.
Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në fillim të vitit ka ndryshuar ndjeshëm “erërat” politike në BE.
Pas rritjes së vazhdueshme të tregtisë transatlantike, BE është bërë objektiv i politikave tregtare të paparashikueshme të Trump.
Blloku ende shpreson të zgjidhë konfliktin lidhur me tarifat shtesë të pezulluara, aktualisht ndaj importeve të BE-së në SHBA – me vlerë miliarda euro përmes negociatave.
Ministrat e BE-së pritet të diskutojnë se si të forcojnë pozicionin e Ukrainës përpara bisedimeve të mundshme të paqes dhe si të rrisin presionin mbi Moskën.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha pritet të informojë ministrat e BE-së mbi të rejat e fundit mbi luftën e Rusisë.
Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy do t’u bashkohet sot homologëve të tij të BE-së.
Bisedimet pritet të përqendrohen në bashkëpunimin në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë përpara një samiti të ardhshëm BE-BM në Londër, në fund të majit.
Ministrat e Jashtëm të vendeve kandidate për në BE janë të ftuar të marrin pjesë në bisedimet e nesërme, të përqendruara në sigurinë dhe kërcënimet hibride.
