Të fundit

Konklava: 133 kardinalët shkojnë në Kapelën Sistine, ja kur nis procesi i votimit për Papën e ri

Sot zhvillohet një nga proceset më të rëndësishme në botë, zgjedhja e Papës së ri.

Këtë pasdite, 133 kardinalë do të ecin drejt Kapelës Sistine për të hedhur votat e tyre nën afresket e famshme të Rilindjes.

Pasi të hyjnë në faltore, rreth orës 17:30 sipas orës lokale, ata nuk do të kenë asnjë komunikim me botën e jashtme derisa të zgjidhet një Papë i ri.

Rreth orës 16:30 sipas orës lokale kardinalët do të nisin një procesion nga Kapela e Shën Palit në Kapelën Sistine.

Rreth orës 17:30 të gjithë përveç zgjedhësve duhet të largohen nga Kapela Sistine – momenti kur shqiptohet “extra omnes” shënon fillimin e izolimit të kardinalëve dhe fillimin e konklavës.

Rreth orës 19:00 një sasi tymi lëshohet pas fletëvotimit të parë.

Të enjten në mëngjes nëse një Papë i ri nuk shpallet sonte kardinalët do të hanë mëngjes nga ora 06:30 përpara Meshës në orën 08:15, përpara dy votimeve të tjera të planifikuara për më vonë gjatë ditës, sipas BBC.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci