Të fundit

Vuçiq: Është nder i madh për mua ta dekorojë patriarkun Kirill

Vuçiqin sot në Moskë e ka pranuar Patriarkun e Moskës dhe të Gjithë Rusisë Kirill. Pas takimit, Vuçiqi i dorëzoi patriarkut Kirill edhe Urdhrin e Republikës së Serbisë në Gjerdan të Madh për “shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit”, transmeton Paparaci.

“Kam mësuar shumë nga Patriarku Kirill dhe kam dëgjuar për situatën e vështirë të Kishës Ortodokse Ruse në vendet fqinje. Jam krenar për këtë bashkëpunim dhe nuk do të gaboj, i nderuari ipeshkëv, nëse them, edhe dashurinë që ekziston midis kishave dhe popullit tonë. Patriarkut Kirill ia përcolla përshëndetjet e patriarkut Porfirije. Është një nder i madh që një Urdhër të shkallës së parë të Serbisë t’ia dorëzoj patriarkut Kirill”, ka thënë Vuçiqi./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci