Të fundit

Skandali i pagave në Shqipëri, lirohen 4 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës liroi sot katër të arrestuarit për rrjedhjen dhe qarkullimin në platformat e komunikimit online në javët e fundit të një baze të dhënash personale të qytetarëve të vendit të punësuar në sektorin publik dhe privat.

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Klodian Sotën, Endri Ikonomin dhe Andi Agarajn, ndërsa Eni Qirjaku u la në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje”.

Sipas dosjes hetimore të prokurorisë, mësohet se nga specialistët e AKSHI-t Eni Qirjako dhe Andi Agaraj janë nxjerrë nga ky sistem lista e pagave nga muaji shtator 2020 deri në prill 2021.

Ndërkohë shtetasit Klodian Sota dhe Endri Ikonomi, i kanë blerë të dhënat për një shumë prej 200-300 mijë lekësh.

Rrjedhja e të dhënave ka filluar në 21.10.2020, ku janë marrë listë pagesat e muajit shtator 2020./oranews/

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci