Të fundit

Gërvalla fajëson opozitën për bllokimin e konstituimit të Kuvendit

Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është munduar të gjej zgjidhje për të zhbllokuar institucionet, por që sipas saj propozimet e LVV-së nuk janë mbështetur nga opozita.

Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit për të 13-të herë me radhë, Gërvalla ka thënë se nuk do të heqin dorë nga propozimet e tyre.

Sipas Gërvallës opozita është ajo që po e bllokon formimin e institucioneve.

“Nuk ka asnjë arsye për ta vazhduar bllokadën, mundësitë ishin për ta zhbllokuar por nuk u shfrytëzuan. Ne në vazhdimësi jemi përpjekur të përçojmë sinjale që jemi të përkushtuar për konstituimin e Kuvendit, mirëpo deri më tani nuk kemi asnjë progres në këtë fushë. Keni qenë dëshmitarë të letrës së Kurtit, kurse kemi marrë një propozim absurd që ta kujton kohën e vitit 99 me propozimin për qeveri tranzitore. Dje më qartë se kurrë u pa se kush qëndron në cilën anë. Nuk kemi kohë për të humbur, nuk është momenti”, ka thënë Gërvalla.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci