Të fundit

AAK e dërgon në Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën për votimin e fshehtë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kadriaj tha para gazetarëve se AAK-ja kërkon për interpretim nga gjyqtarët e Kushtetueses për ndryshimin e procedurës së votimit të kryeparlamentarit.

“Ne si AAK i kemi nënshkrimet e deputetëve të AAK-së, LDK-së dhe të PDK-së. E kemi dërguar në Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit në mes të procedurave për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Raporti është hartuar nga ekspertët e AAK-së dhe kërkuam që të trajtohet. Po mendojmë se po zhvlerësohet vlera e Kuvendit, duke mbajtur seanca çdo 48 orë, në seanca ku po shkelet Kushtetuta e Kosovës. E kërkuam që ndoshta të propozohet edhe me masë të përkohshme të seancave, derisa të merret një vendim në lidhje me këtë lëndë”, tha Kadrijaj.

Deputetja Kadrijaj tha se i takon Vetëvendosjes që të bëjë zgjidhje për ngërçin politik që është krijuar.

“Është detyrë e tyre ta gjejnë zgjidhjen, jo e opozitës. I takon Vetëvendosjes, i takon t’i sigurojë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e parlamentit”, tha Kadrijaj.

“Ne si AAK i kemi nënshkrimet e deputetëve të AAK-së, LDK-së dhe të PDK-së e kemi dërguar në Kushtetuese për interpretim të ndryshimit të votimit në mes të proceduarave për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Raporti është hartuar nga ekspertët e AAK-së dhe kërkuam që të trajtohet. Po mendojmë se po zhvlerësohet vlera e Kuvendit duke mbajtur seanca çdo 48 orë, në seanca ku po shkelet Kushtetuta e Kosovës. E kërkuam që ndoshta të propozohet edhe me masë të përkohshme të seancave, derisa të merret një vendim në lidhje me këtë lëndë”, tha Kadrijaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci