Të fundit

Vetëplagosje në Zubin Potok, sekuestrohet arma

Mbrëmë rreth orës 20:45, në Zubin Potok është regjistruar një rast i vetëplagosjes me armë zjarri.

Sipas njoftimit, personi ka pësuar lëndime që ia ka shkaktuar vetes. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit në vendin e ngjarjes, ndërsa i lënduari, pas ndihmës së ofruar mjekësore, është liruar nga institucioni shëndetësor.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet po i udhëheq njësia përkatëse policore.

Policia nuk ka dhënë detaje shtesë mbi rrethanat e rastit, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci