Të fundit

Arrestohet i kërkuari për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Ai ishte i dënuar nga Gjykata me burgim prej 12 muajsh.

Sipas njoftimit, ai është arrestuar sot rreth orës 06:30 nga njësitë policore në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut.

“Arrestimi i të dyshuarit është realizuar pasi ndaj tij kishte urdhëresë aktive i cili ishte i dënuar nga Gjykata me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muajsh për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar””, ka njoftuar Policia.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore i kërkuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci