Të fundit

Lautaro: Do të japim gjithçka nga vetja për triumfin në finale

Qendërsulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në karrierë ka fituar shumë trofe, duke përfshirë atë të Kupës së Botës. Por asnjëherë nuk e ka fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Martinez këtë trofe mund ta fitojë të shtunën mbrëma.

Finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Interit dhe Paris Saint-Germainit luhet nga ora 21:00 në Munih.

Martinez të premten në konferencë për shtyp deklaroi se skuadra do të jap gjithçka për ta fituar Ligën e Kampionëve. Ai shtoi se Interi është përmirësuar si ekip.

“Të qenit kapiten më jep më shumë përgjegjësi, por gjithmonë them se çdo ndeshje duhet të jetë si finale për ne. Vetëm si ekip mund ta fitojmë trofeun, por gjëja e rëndësishme është që ne të japim gjithçka që kemi. Duhet të mendojmë vetëm pozitivisht. Ne jemi përmirësuar si ekip, duke u përballur me kundërshtarë të fortë në atmosferë shumë të vështirë, duke mposhtur ekipe që kishin seri të gjata pozitive”, ka thënë Martinez.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci