Të fundit

27 palestinezë të vrarë teksa po prisnin për ndihma

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka bërë të ditur se së paku 27 persona janë vrarë dhe 90 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite derisa prisnin për ndarjen e ndihmave në Rafah.

Sipas BBC-së, një mjeke britanike që punon në Spitalin Al-Mawasi, tha se u ishte kërkuar të pranonin pacientë rreth orës 05:00 të mëngjesit.

“Pacientët raportuan se kishin shkuar për të marrë ndihmat ushqimore, dhe ishte gjatë kësaj rruge që kishin pësuar plagët”.

“Kemi parë plagë nga armë zjarri, disa plagë me thikë, njerëz të rrahur me ato që thonë se ishin tulla, dhe kemi pasur edhe persona që janë spërkatur me sprej djegës”, tha ajo, shkruan BBC.

Më tej, mjekja është shprehur se këto sulme të raportuara në qendrat e ndarjes së ndihmave kanë bërë që spitali të jetë pothuajse në 100 për qind të kapacitetit.

Ushtria izraelite thotë se ka qëlluar pranë një kompleksi ndihmash pasi kishte identifikuar “disa të dyshuar”.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci