Të fundit

Balje përjashton çdo bashkëpunim me VV-në: Kam refuzuar takimin, çështja është mbyllur

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se e ka përmbyllur çdo diskutim për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, duke konfirmuar se ka refuzuar edhe një takim të mundshëm me përfaqësues të kësaj partie.

“Kam refuzu me taku dhe kam qitë pikë,” u shpreh ajo, duke hedhur poshtë zërat që e lidhin vizitën e saj në Shkup me ndonjë ofertë nga VV. Balje kritikoi deputetët e kësaj partie për deklarata të pabazuara, duke thënë se ato janë bërë vetëm për vëmendje dhe nuk janë në nivelin e saj.

Ajo shtoi se është në pritje të vendimit të Gjykatës për mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit, duke theksuar se çdo koment tjetër nga VV mbetet spekulim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci