Të fundit

Ky është vrasësi 21-vjeçar nga Graci

Deri më tani nuk dihet shumë për vrasësin e masakrës së Gracit në Austri, ku një 21-vjeçar vrau dhjetë veta në një shkollë të mesme.

Ajo që dihet, siç shkruajnë mediat austriake, është se Artur A. jetonte ende me nënën e tij në zonën e Gracit, ishte i vetmuar dhe kishte braktisur shkollën.

Në një foto, i riu shihet në një fotografi me një mace.

21-vjeçari jetonte vetëm me nënën e tij në Karlsdorf, pranë Gracit. Babai i tij thuhet se ishte armen dhe prindërit e tij ishin të divorcuar. Fqinjët e përshkruajnë Artur A. si një djalë të qetë, “introvert” që nuk përshëndeti kurrë askënd.

Artur A., pasi vrau dhjetë veta me armë zjarri të martën në një shkollë në Grac të Austrisë, vrau edhe veten.

Në mesin e viktimave ishte Lea Bajrami, një vajzë 15-vjeçe nga Kosova. Ajo jetonte në Grac dhe vijonte mësimet në shkollën që ishte vendi i ngjarjes së masakrës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci