“Shihemi në Gazimestan për Vidovdan me simbolin tim kombëtar!”
Këtë e ka thënë mbrëmë lideri i Demokracisë Serbe, ultranacionalisti serb Aleksandar Arsenijeviq.
Ky reagim vjen pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të anuluar vendimin e Komunës së Graçanicës për shfaqjen e flamurit të shtetit të Serbisë dhe simboleve për Vidovdan, bazuar në ankesën e Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal të Kosovës, por edhe në prag të datës 28 qershor, transmeton Paparaci.
Gjykata vlerëson se një vendim i tillë i Komunës së Graçanicës ka dëmtuar rëndë karakterin e unitetit dhe kushtetues të Kosovës, se komuna nuk ka të drejtë të shpallë ditë festash jashtë Ligjit për festat shtetërore, dhe se vendimi mund të shkaktojë tensione ndëretnike, veçanërisht nëse perceptohet se autoritetet komunale favorizojnë një komunitet në kundërshtim me rendin juridik dhe ndjenjat e komuniteteve të tjera.
Gjykata ka theksuar gjithashtu se ky vendim duhet të shërbejë si model veprimi, jo vetëm për komunën e paditur, por edhe për të gjitha komunat e tjera në të ardhmen./Paparaci.com
