Futbollisti me famë botërore, Cristiano Ronaldo i ka dhuruar një fanellë me autografin e tij Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në fanellën për Trump. CR7 nuk ka hezituar të bëjë edhe një mesazh të veçantë për paqen.
António Costa, President i Këshillit Evropian, ia dorëzoi dhuratën Trumpit në Kanada. “Për Presidentin Donald Trump, të luash për paqe! Si ekip!”, shkroi Costa në rrjetet sociale.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, António ndau fotografi të Presidentit Trump dhe fanellës, së bashku me një pamje nga afër të mesazhit të Cristianos.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ylli i futbollit botëror dërgon mesazhe të tilla, pasi edhe më herët, ai ka bërë diçka të tillë.
