Të fundit

Kosova shumicën e rrymës po e importon nga Serbia, tregojnë të dhënat

Kosova deri në orët e pasdites të shtunën ka importuar energji elektrike nga Serbia.

Sipas të dhënave për energjinë elektrike, 59.32 për qind e rrymës në Kosovë deri në orën 17:00 është importuar nga Serbia.

Në faqen e matjeve për energjinë elektrike “Electricity Maps”, të dhënat tregojnë se 361 megavat janë importuar nga Serbia.

Ndërkaq, 21.8 për qind e energjisë elektrike është duke u importuar nga Mali i Zi.

Nga Shqipëria është importuar vetëm 1.87 për qind e energjisë elektrike.

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë (KESCO) ka njoftuar se prodhimi i energjisë elektrike nga KEK-u vazhdon të jetë i kufizuar, me vetëm njësi që është duke prodhuar rrymë.

Sipas njoftimit për media të shtunën, KESCO bëri të ditur se kërkesat e konsumatorëve për energji elektrike janë duke u mbuluar përmes importit.

KESCO kishte njoftuar dje se ditëve në vazhdim rryma do të importohet për shkak të rënies së KEK-ut, megjithatë një njoftim i tillë ishte demantuar nga korporata më e madhe në vend.

Sipas KEK-ut, njësitë e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B po përballen me defekte teknike “të paplanifikuara dhe të vështira për t’u parashikuar me saktësi”.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci